Library
A po mbështetet zhvillimi i aktivitetit të “leasing-ut” në Shqipëri?
Fatmir Kazazi
Të përgjithshme:
Leasing-u apo qeraja financiare është padyshim një nga aktivitetet dhe mardhëniet juridike që është zhvilluar me ritme të shpejta në shumicën e vendeve të botës, përfshirë ekonomitë në tranzicion, duke u bërë një nga metodat më të preferuara për financimin e investimeve bisnesore por edhe të konsumit privat e familiar. Leasing-u është veçanërisht i përhapur në financimin e teknologjive të reja, makinerive e paisjeve, teknologjisë së informacionit, kompiuterave e programeve kompiuterike, automjeteve, si edhe të nevojave familjare e individuale për pasuri të padundëshme, për autovetura, paisje elektro shtëpiake, etj.
Leasing-u është një marëdhënie ekonomike dhe juridike e konkretizuar në një kontratë në bazë të së cilës shoqëria e leasing-ut financon blerjen e një sendi, duke u bërë pronar i tij dhe ia jep atë me qera një personi tjetër përkundrejt pagesave periodike, zakonisht me opsionin e blerjes në përfundim të periudhës së qerasë. Në kontratë përcaktohen koha e përdorimit të sendit, përgjegjësia për mbulimin e risqeve, mirëmbajtja e sendit, shuma dhe periodiciteti i pagesave (zakonisht mujore, tremujore apo vjetore), opsioni i blerjes së sendit nga qeramarrësi, etj. Leasing-u ka elementë të mardhënieve të qerasë së zakonshme, të shitblerjes dhe të huasë. Në varësi të këtyre elementëve dallohet lesing-u operacional, që afrohet më shumë me qeranë e zakonshme dhe leasing-u financiar ose qeraja financiare, që afrohet më shumë me blerjen me këste apo blerjen me kredi.
Duke patur parasysh përcaktimet e bëra në standartet ndërkombëtare të kontabilitetit (IAS 17) si dhe në legjislacionet e shumë vendeve, përfshirë dispozitat fiskale, diferencohet leasing-u financiar nga ai operacional. Leasing-u financiar kërkon plotësimin e të paktën njerit prej elementëve që vijojnë: rrisqet dhe përfitimet e lidhura me të drejtën e pronësisë mbi sendin transferohen nga pronari tek qeramarrësi; palët kanë rënë dakort në kontratë që në përfundim të periudhës së qerasë pronësia mbi sendin kalon tek qeramarrësi; periudha e qerasë sipas kontratës së leasing-ut mbulon kohën substanciale të jetës normale të sendit. Mardhënjet e leasing-ut që nuk plotësojnë asnjë nga kushtet e mësipërme klasifikohen si leasing operacional. Termi leasing gjithnjë e më tepër përdoret në kuptimin e leasingut financiar dhe në këtë kuptim është përdorur edhe në këtë material.
Avantazhet e leasing-ut
Leasing-u financiar ka avantazhe të padiskutueshme për bisneset, për popullatën dhe për shtetin.
Shoqëritë e leasing-ut kanë mundësi më të mëdha të njihen dhe të futen në mardhënie kontraktuale me bankat, shoqëritë e sigurimit apo institucione të tjera financiare, me prodhues apo furnizues të fuqishëm të mallrave dhe shërbimeve brenda dhe jashtë vendit, duke krijuar besim dhe akses në burime financiare dhe në tregje të konsoliduara, gjë që e kanë të vështirë ta bëjnë direkt bisneset e tjera dhe sidomos ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe aq më tepër konsumatorët familiarë.
Bisneset, veçanërisht ato të vogla dhe të mesme, kanë mundësi që nëpërmjet shoqërive të leasing-ut të sigurojnë burimet e financimit por edhe linja teknologjike moderne, makineri, paisje, apo shërbime nga prodhues apo furnizues të konsoliduar brenda apo jashtë vendit, duke mundësuar rritjen e cilësisë së prodhimeve dhe shërbimeve të tyre. Në këtë mënyrë ato bëhen konkurues në tregjet e brendëshme dhe të huaja, dhe krijojnë premisa për rritje të mëtejshme të aktivitetit, për krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritje të të ardhurave nga tatimet dhe taksat.
Një avantazh tjetër që rrjedh nga përdorimi i leasing-ut është rritja e formalitetit tek bisneset. Kontratat e leasing-ut, pagesat nëpërmjet bankave dhe në përgjithsi informacioni që disponojnë shoqëritë e leasing-ut mund të përdoren nga organet tatimore për të rritur efektivitetin e mbledhjes së tatimeve dhe për të luftuar evazionin.
Zhvillimi i leasing-ut në Shqipëri
Aktiviteti i leasingut ka filluar të përhapet edhe në Shqipëri, por, ndryshe nga prirja e përgjithshme që vihet re në rajon e më gjërë, leasing-u shqiptar ka mbetur në një segment mjaft të ngushtë, me një peshë të parëndësishme në ekonominë e vendit, duke financuar kryesisht blerje të autoveturave, dhe nuk po shtrihet në nevojat aq të mëdha për financime bisnesore të teknologjive të reja sidomos në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Leasing-u nuk po bëhet një instrument financiar masiv dhe nxitës i zhvillimit të bisnesit dhe i plotësimit të nevojave të popullatës.
Në moszhvillimin sa duhet të leasing-ut, kanë ndikuar një sërë faktorësh si infrastruktura ligjore, sistemi bankar, niveli i edukimit të konsumatorëve bisnesorë dhe familiarë, etj., por, do të veçonim këtu mungesën e një politike të qartë orientuese, mbështetëse për zhvillimin e këtij bisnesi, dhe sidomos mungesën e një trajtimi të qartë e stimulues fiskal.
Ligji Nr.9396, datë 12.5.2005 “Për qiranë financiare” rregullon mardhëniet juridike dhe kontraktuale të leasing-ut financiar, por nuk përmban dispozita lidhur me trajtimin tatimor të aktiviteteve të leasing-ut. Në legjislacionin aktual tatimor ka disa dispozita të cilat, ndryshe nga politikat tatimore të ndjekura në vendet e rajonit e më gjerë, nuk përmbajnë asnjë element favorizues për leasing-un. Në vijim po trajtojmë dispozitat tatimore aktuale duke dhënë edhe sugjerime për përmirësimin e tyre, me synim mbështetjen dhe stimulimin e aktiviteteve të leasing-ut.
Trajtimi fiskal i leasing-ut
1. Tatimi mbi Vlerën e Shtuar
Ligji nr.7928 datë 27.4.1995 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” (i ndryshuar), më poshtë i quajtur shkurt “Ligji” dhe Udhëzimi i Ministrit të Financave nr.3 datë 30.01.2006 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, i quajtur shkurt “Udhëzimi”, përmbajnë dispozita jo stimuluese madje në ndonjë rast kontradiktore lidhur me leasing-un financiar:
- Trajtimi i interesave të leasing-ut Në paragrafin 7 të nenit 13 të ligjit thuhet se “detyrimi për TVSH-në … llogaritet mbi pagesat e vlerës së plotë të kësteve për mallin e vënë në dispozicion për përdoruesin”. Në Udhëzim sqarohet proçedura e llogaritjes dhe pagimit të TVSH-së dhe thuhet se TVSH-ja aplikohet mbi vlerën e plotë të këstit përfshirë interesat. Pra aplikohet TVSH edhe mbi interesat.
Nga ana tjetër, siç u përmend edhe më lart leasing-u financiar (qeraja financiare) është një shërbim financiar, dhe, në bazë të nenit 21 të Ligjit dhe pikës 7.2 të Udhëzimit, shërbimet financiare përjashtohen nga TVSH-ja, pra TVSH duhet të aplikohet vetëm ndaj vlerës së mjetit (principalit) dhe jo ndaj interesave (shërbimit financiar).
Nga sa sipër del se proçedura e krijuar në Udhëzim (në bazë të nenit 13) jo vetëm që konflikton dispozitat e nenit 21 të Ligjit, por është diskriminuese për financimin nëpërmjet leasing-ut në raport me financimin nëpërmjet kredisë. I njejti transaksion, i financuar me kredi do të ishte më i leverdisshëm se financimi me leasing, pikërisht për faktin se në rastin e leasingut aplikohet TVSH edhe mbi interesat dhe në rastin e kredisë, jo.
Në këto kushte, mendojmë se Ligji dhe Udhëzimi duhet ndryshuar duke saktësuar faktin se, TVSH-ja të aplikohet vetëm ndaj principalit, pa interesat. Pra shoqëria e leasing-ut duhet të veçojë vlerën e mjetit (principalin) nga interesat dhe të llogarisë dhe paguajë TVSH vetëm për principalin, pa interesat.
- Pagesa e shtyrë e TVSH-së Në bazë të pikës 7.9.3 të Udhëzimit të TVSH-së, mbështetur në VKM Nr.49 dt. 28.04.2001 dhe VKM Nr.122 dt.03.03.2005, ndaj personave të tatueshëm që importojnë paisje apo makineri, për t`u investuar në prodhim, ndërtim, transport, telekomunikacion dhe në energji, zbatohet skema e shtyrjes së pagesës së TVSH-së. Por, në vijim të Udhëzimit sqarohet se importimi dhe investimi duhet të kryhet nga i njëjti subjekt si dhe të jetë i lidhur drejtëpërdrejtë me procesin teknologjik përkatës.
Ky kufizim bën që të gjitha investimet e sipër-përmendura kur financohen me leasing të mos e gëzojnë avantazhin e zbatimit të skemës së shtyrjes së pagesës së TVSH-së, pasi importimi bëhet nga shoqëria e leasing-ut (pronari juridik i mjetit), ndërsa investitor është përdoruesi i paisjeve dhe makinerive (pronari ekonomik i mjetit). Pra, as qiramarresi dhe as shoqeria e leasing-ut nuk mund të përfitojnë nga zbatimi i skemës se shtyrjes se pageses se TVSH-se, gjë që praktikisht pengon proçesin e investimeve kapitale të biznesit nëpërmjet leasing-ut.
Në mungese te aplikimit të skemës së shtyrjes së pageses së TVSH-se, shoqerite e leasing-ut do te krijojne për një kohë të shkurter një shumë teprice kreditore të TVSH-së (per shkak te pageses se TVSH-së në import), që rritet në mënyrë të konsiderueshme me rritjen e numrit te klienteve, duke shkaktuar probleme serioze likuiditeti për shoqëritë e leasing-ut.
Në këto kushte mendojmë se duhet të ndryshohet Udhëzimi i TVSH-së duke theksuar se skema e shtyrjes së pagesës së TVSH duhet të aplikohet për të gjitha importet e makinerive dhe pajisjeve të kryera në kuadrin e aktivitetit të qirasë financiare, kur këto makineri dhe pajisje përbëjnë investim në fushat e prodhimit, ndërtimit, transportit apo telekomunikacionit.
- Kreditimi i TVSH-se per autoveturat Sipas Udhezimit te Ministrit te Financave “Per TVSH”, kreditimi i TVSH-se nuk lejohet per te gjitha llojet e shpenzimeve për autovetura, me arsyetimin se është e pamundur të dallohet nëse përdorimi i autoveturave behet për qëllime të veprimtarisë së tatueshme apo për qëllime personale. Një proçedurë e tillë nënkuptohet të aplikohet edhe për këstet e qerasë financiare për autoveturat duke u konsideruar si shërbim që lidhet me autoveturat.
Mendojmë se për t’i ofruar një trajtim fiskal favorizues leasing-ut, mund të ndryshohet Udhëzimi i Ministrit të Financave, duke lejuar kreditimin e TVSH-së së paguar mbi këstet e qerasë financiare (kur qiramarresi eshte tatimpagues i TVSH-se) për autoveturat që përdoren për qëllime bisnesi. Sigurisht, rastet abuzive mund të zbulohen dhe penalizohen nëpërmjet forcimit të kontrolleve tatimore.
2. Tatimi mbi Fitimin
Në bazë të standarteve ndërkombëtare të kontabilitetit, praktikës botërore, por edhe dispozitave të legjislacionit tonë, trajtimi për efekt të tatimit mbi fitimin i transaksioneve të leasing-ut normalisht duhet të jetë:
Në rastin e leasing-ut operacional, qeradhënësi është pronari juridik dhe ekonomik i sendit. Ai bart risqet për mjetin, e regjistron atë në asetet e tij, dhe llogarit amortizimin, që është shpenzim i zbritshëm për efekt të llogaritjes së tatimit mbi fitimin në përputhje me kufijtë e vënë në dispozitat përkatëse në Ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat. Po kështu shpenzimet e mirëmbajtjes janë të zbritshme në përputhje me kufizimet e vëna në atë ligj. Ndërsa qeramarrësit i njihen si shpenzime të zbritshme (korrente) vlera e kësteve të qerasë.
Në rastin e leasing-ut financiar, pronari ekonomik i mjetit (qeramarrësi, përdoruesi) i cili mbart riskun për humbjen apo demtimin e mjetit, e kontabilizon ate ne aktivet e veta (me vleren e mjetit pa perfshire interesat) dhe i njihen si shpenzime te zbritshme per efekte fiskale shpenzimet e amortizimit, shpenzimet për mirembajtjen dhe shuma e interesave të zbatuara në këstet e qirasë. Nga ana tjeter, pjesa e principalit të kredisë që përfshihet në këstet e qirasë financiare zvogëlon shumën e detyrimit kundrejt shoqërisë së leasing-ut, pa prekur rezultatin financiar.
Një trajtim i tillë duket i bazuar në standartet e kontabilitetit dhe parimet fiskale, por, praktikisht metodat dhe normat e amortizimit të përcaktuara në Ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat nuk i shërbejnë kushteve dhe afateve normale të kontratave të leasing-ut. Këstet e pagesave të principalit sipas kontratës së leasing-ut rezultojnë shumë më të larta se amortizimi i lejuar sipas normave fiskale, duke krijuar vështirësi financiare për zëvendësimin e mjeteve. Pra, metodat aktuale fiskale të amortizimit (sidomos metoda e amortizimit në bazë grupi) nuk stimulojnë investimet e reja dhe bëhen pengesë për rinovimin e teknologjive. Një gjë e tillë rregullohet nëpërmjet aplikimit të metodave të amortizimit të përshpejtuar.
Metoda e amortizimit të përshpejtuar po përdoret me sukses në shumë vende të botës, për të stimuluar financimet e investimeve bisnesore me leasing, por edhe futjen e teknologjive të reja dhe rritjen ekonomike në përgjithsi. Sipas kësaj metode, për makineri e linja teknologjike të financuara me leasing (apo në përgjithsi për makineri e paisje të caktuara) mund të aplikohet metoda e amortizimit të përshpejtuar, duke lejuar një normë amortizimi më të lartë në vitin e parë të përdorimit të mjetit, e cila vjen duke u ulur gradualisht në përputhje me jetëgjatësinë e mjetit. Nëpërmjet amortizimit të përshpejtuar bisnesit i krijohet mundësia e rinovimit të shpejtë të teknologjisë, duke u bërë më konkurues dhe duke krijuar premisa për rritje ekonomike. Sipas kesaj metode, mjetet e financuara me qira financiare mund të amortizohen me norma të përshpejtuara për kohezgjatjen e kontrates së qirasë financiare.
Një përmirsim më i thjeshtë në këtë drejtim (krahasuar me metodën aktuale të amortizimit në bazë grupi) mund të ishte vendosja e amortizimit linear për të gjithë kohëzgjatjen e qirasë financiare, por që nuk përmban tërësisht avantazhet e amortizimit të përshpejtuar.
Praktika e deritanishme e vendeve që aplikojnë amortizimin e përshpejtuar tregon se ai është kthyer në një nga mjetet më efektive për të mundësuar rritjen e investimeve kapitale dhe në veçanti financimin e tyre nëpërmjet qirasë financiare. Sigurisht, aplikimi i skemës së amortizimit të përshpejtuar kërkon ndryshim të Ligjit, por, nisur nga avantazhet e sipër-përmendura, mendojmë se duhet parë mundësia e një ndryshimi të tillë.
Si konkluzion, mendojmë se përmirësimet e sipër-përmendura në trajtimin tatimor të leasing-ut duhet të jenë në prioritetet e Ministrisë së Financave, pasi ato i shërbejnë jo vetëm aktiviteteve të leasing-ut, por ndihmojnë në zhvillimin ekonomik në përgjithsi dhe hapjen e vendeve të reja të punës, në rritjen e nivelit të formalizimit të ekonomisë, në uljen e evazionit tatimor dhe në rritjen e të ardhurave tatimore.
Fatmir Kazazi
Boga & Associates

© 2006 - 2016 Boga & Associates. All rights reserved. |