Library
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut: një mundësi ankimi më shumë për individët dhe shoqëritë
Orgita Milo
Shteti shqiptar ka për detyrë t’i njohë personave fizikë ose juridikë që ndodhen nën juridiksionin shqiptar të drejtat e parashikuara nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut ratifikuar më 2 dhjetor 1996. Kjo konventë parashikon ndër të tjera të drejta dhe liri të tilla si e drejta për jetën, e drejta për të mos qenë subjekt torture ose trajtimesh çnjerëzore, e drejta për liri dhe siguri, e drejta për një proces të rregullt, e drejta për respektimin e jetës private dhe familjare dhe liria e shprehjes. Protokollet bashkëngjitur parashikojne të drejta të tjera të rëndësishme si e drejta e pronës.
Për t’iu drejtuar Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, personat duhet të plotësojnë disa kushte pranueshmërie të kërkesës, më të rëndësishmet e të cilave janë ezaurimi i mjeteve të brendshme të ankimit që u ofron e drejta shqiptare dhe paraqitja e kërkesës brenda 6 (gjashtë) muajve nga vendimi përfundimtar. Konkretisht, ata duhet të kenë shkuar deri në instancat më të larta të pushtetit gjyqësor në Shqipëri. Nëse e drejta që konsiderohet e shkelur është e drejta për një proces të rregullt, personat në fjalë duhet të kenë kërkuar mbrojtjen e saj deri në Gjykatën Kushtetuese (shih çështjen Balliu kundër Shqipërisë nr. 74727/01 shqyrtuar më datë 27 maj 2004 nga Gjykata Evropiane). Për të drejtat e tjera, mjeti i fundit i ankimit për t’u ezauruar konsiderohet rekursi në Gjykatën e Lartë. Gjithashtu, është e rëndësishme të kuptohet se mundësia për t’iu drejtuar kësaj gjykate kufizohet në një afat gjashtë mujor nga data e vendimit përfundimtar të brendshëm.
Personat që pretendojnë se gjykatat shqiptare, me vendimet e marra, u kanë shkelur një apo disa të drejta të parashikuara nga Konventa, mund të plotësojnë një kërkesë e cila duhet të përmbajë palët, paraqitjen e fakteve, shkeljen ose shkeljet e Konventës si dhe argumentet përkatëse, datën e vendimit përfundimtar dhe organin që e ka vendosur si dhe të gjitha vendimet e tjera dhe objektin e kërkesës. Kërkesës i duhen bashkëngjitur të gjitha kopjet e vendimeve të përmendura. Për këtë, sekretaria e Gjykatës u vë në dispozicion kërkuesve një notë shpjeguese dhe formularin që përbën kërkesën.
Personat fizikë ose juridikë mund të paraqesin kërkesën edhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë, por një përfaqësim ligjor nga një avokat është i këshillueshëm dhe i domosdoshëm, pasi kërkesa i komunikohet Shtetit të paditur. Këshilli i Evropës ka parashikuar dhe mundësinë e një ndihme ligjore për kërkuesit me të ardhura të pamjaftueshme.
Gjuhët zyrtare të Gjykatës janë frëngjishtja dhe anglishtja, por kërkesat mund të paraqiten dhe në shqip si një nga gjuhët zyrtare të Palëve Kontraktuese. Pasi vendoset pranimi i kërkesës, përdorimi i anglishtes ose frëngjishtes është i domosdoshëm, me përjashtim të rasteve kur kryetari i Dhomës ose Dhomës së Madhe autorizon përdorimin e mëtejshëm të gjuhës në të cilën është paraqitur kërkesa.
Çdo kërkesë individuale shqyrtohet nga një seksion në të cilin kryetari cakton një relator i cili vendos nëse kërkesa duhet të shqyrtohet nga një komitet prej tre gjyqtarësh apo nga një dhomë. Komiteti vendos, me unanimitet, nëse një kërkesë është e papranueshme ose duhet çregjistruar kur një vendim i tillë mund të merret pa ndonjë shqyrtim të mëtejshëm. Përveç çështjeve që relatorët u kalojnë dhomave, këto të fundit shqyrtojnë dhe kërkesa individuale për të cilat nuk është vendosur papranueshmëria nga një komitet si dhe kërkesat ndërshtetërore. Dhomat vendosin mbi pranueshmërinë dhe thelbin e kërkesës në vendime të veçanta ose në një vendim të vetëm. Dhomat mund të tërhiqen nga shqyrtimi i çështjes duke ia kaluar atë Dhomës se Madhe kur një çështje ngre një pyetje të rëndësishme lidhur me interpretimin e Konventës ose kur zgjidhja e një çështjeje mund të jetë në kundërshtim me një vendim të mëparshëm të Gjykatës, me kusht që Palët të mos e kundërshtojnë në një afat 1 (një) mujor që prej njoftimit se Dhoma tërhiqet nga shqyrtimi i çështjes. Kur Dhoma vendos pranueshmërinë e kërkesës, ajo mund t’u kërkojë palëve të paraqesin prova të tjera dhe parashtrime, përfshirë dhe kërkesën e mundshme për një dëmshpërblim të drejtë.
Kryetari i Dhomës mund të ftojë ose autorizojë çdo Palë Kontraktuese që nuk është palë në proces ose çdo person të interesuar të parashtrojë shpjegimet ose në raste të jashtëzakonshme të marrë pjesë në seancë gjyqësore. Ky mund të jetë rasti i një Pale Kontraktuese, shtetasi i të cilit është kërkues (Alija kundër Greqisë 73717/01 datë 7 prill 2005).
Brenda afatit prej 3 muajsh, çështjet e rëndësishme lidhur me interpretimin ose zbatimin e Konventës, Protokolleve ose çështje të rëndësishme të karakterit të përgjithshëm mund të shqyrtohen nga Dhoma e Madhe me kërkesën e palëve. Kjo kërkesë shqyrtohet nga një kolegj prej 5 (pesë) gjyqtarësh. Vendimi i Dhomës merr formë të prerë në përfundim të afatit tre-mujor ose dhe më parë kur palët deklarojnë se nuk kanë ndërmend të kërkojnë shqyrtimin e çështjes nga Dhoma e Madhe ose kur kolegji prej 5 (pesë) gjyqtarësh ka hedhur poshtë kërkesën e palëve. Nëqoftëse kolegji pranon kërkesën për shqyrtim nga Dhoma e Madhe, kjo e fundit vendos me shumicë dhe vendimet e saj kanë formë të prerë.
Mbikëqyrja e ekzekutimit të vendimeve të kësaj gjykate është në kompetencën e Komitetit të Ministrave, organ politik kryesor i Këshillit të Evropës. Ky mekanizëm është ende pak i njohur, por rëndësia e tij është shumë e madhe.
Në bazë të nenit 46 § 1 të Konventës, Shtetet “angazhohen të veprojnë në përputhje me vendimet përfundimtare të Gjykatës në çështjet në të cilat ata janë palë”. Ky angazhim nënkupton nga njëra anë marrjen e masave në favor të kërkuesit dhe nga ana tjetër marrjen e masave të nevojshme për të parandaluar shkelje të tjera të ngjashme.
Disa prej detyrimeve të Shtetit ndaj kërkuesit janë: pagimi i një dëmshpërblimi të drejtë në rastet kur Gjykata e vendos në bazë të nenit 41 të Konventës, rihapja e një procesi të parregullt ose fshirja e të gjitha informacioneve të mbledhura duke shkelur të drejtën për respektimin e jetës private.
Përveç tyre, Shtetit mund t’i kërkohet dhe marrja e masave të përgjithshme nëpërmjet ligjeve, rregulloreve, jurisprudencës etj me qëllim parandalimin e shkeljeve të mëtejshme të ngjashme (shih p.sh Scozzari dhe Giunta kundër Italisë, 39221/98 dhe 41963/98, 13.07.2000, § 249).
Ndryshe nga praktika e saj përsa i përket dëmshpërblimit material, në përgjithësi Gjykata nuk e urdhëron Shtetin të marre një masë të caktuar, sepse Shtetet, në përputhje me Konventën, janë të lirë të zgjedhin masat individuale dhe të interesit të përgjithshëm të miratuara për të kthyer, për aq sa është e mundur, kërkuesin në situatën e mëparshme dhe për të parandaluar çdo shkelje të mëtejshme. Por liria e Shteteve në zgjedhjen e mjeteve kufizohet nga kontrolli i kryer nga Komiteti i Ministrave i cili duhet të sigurohet se Shteti përdor mjetet e duhura në arritjen e qëllimit të përcaktuar nga vendimi i gjykatës. Ka pasur raste kur gjykata ka urdhëruar në mënyrë të drejtëpërdrejtë marrjen e një mase. Në vendimet Assanidze kundër Gjeorgjisë, 71503/01 datë 08.04.2004 dhe Ilascu kundër Moldavisë dhe Rusisë, 48787/99 datë 08.07.2004, Dhoma e Madhe e Gjykatës Evropiane ka urdhëruar për herë të parë Palët Kontraktuese të marrin një masë të caktuar, lirimin e menjëhershëm të kërkuesve të burgosur në mënyrë të padrejtë. Gjithashtu, në vendimin Broniowski kundër Polonisë, 31443/96 datë 22.06.2004, Dhoma e Madhe e Gjykatës Evropiane ka vendosur për herë të parë të identifikojë problemet e theksuara strukturore që përbëjnë shkelje dhe të japë direktiva për masat e nevojshme për ekzekutimin e vendimit. Problemi strukturor në fjalë kishte të bënte me pasivitetin e shtetit polak në zgjidhjen e çështjes së kthimit dhe kompensimit të pronave të 80.000 shtetasve polakë. Meqënëse ky problem mund të jetë shkak dhe për dërgimin e kërkesave të tjera të ngjashme në Gjykatë, ajo fton autoritetet polake të marrin masat e nevojshme për të garantuar të drejtën e pronës. Ushtrimi i pushtetit diskrecionar të shtetit, qoftë edhe në kuadrin e një reforme shtetërore shumë të komplikuar, nuk duhet të ketë pasoja që bien në kundërshtim me dispozitat e Konventës. Duke kufizuar pambarimisht të drejtat e kërkuesit dhe duke e shndërruar të drejtën e pronës në një të drejtë inekzistente dhe të papërdorshme, autoritetet polake shkatërruan thelbin e kësaj të drejte. Situata e kërkuesit u rëndua më tepër kur e drejta e tij e pronës, e paekzekutueshme nga ana praktike, u shua juridikisht nëpërmjet ligjit në bazë të të cilit ai humbte të drejtën për t’u dëmshpërblyer. Në të njëjtin vendim, Gjykata i referohet Rezolutës së datës 12.05.2004 të Komitetit të Ministrave ku ftohet Gjykata të identifikojë problemet e theksuara strukturore që janë burim shkeljeje të Konventës. Gjithashtu, Gjykata i referohet rekomandimit të të njëjtës ditë mbi përmirësimin e mjeteve të brendshme të ankimit ku përmendet detyrimi i përgjithshëm që kanë shtetet për të zgjidhur problemet e theksuara që përbëjnë shkelje dhe i rekomandon shteteve të sigurojnë mjete ankimi efektive për të evituar që çështjet identike të shkojnë para Gjykatës.
Më konkretisht, pas marrjes së vendimit të formës së prerë nga Gjykata Evropiane, Komiteti i Ministrave fton Palën Kontraktuese të japë informacion mbi masat e marra me qëllim pagimin e dëmshpërblimit të caktuar nga Gjykata ose miratimin e masave individuale dhe të përgjithshme. Këto informacione shqyrtohen me kujdes prej Komitetit të Ministrave. Kur Komiteti konstaton se Shteti ka vepruar në përputhje me vendimin, ai miraton një rezolutë ku shprehet se janë përmbushur detyrimet e parashikuara nga neni 46 § 2 i Konventes. Gjatë kësaj faze, Komiteti i Ministrave asistohet prej Drejtorisë së Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut e cila identifikon masat që duhen marrë për të vepruar në përputhje me Konventën. Për sa kohë që ekzekutimi i vendimit nuk është bërë i mundur, nuk miratohet asnjë rezolutë finale e Komitetit të Ministrave por kërkohen shpjegime nga Shteti. Për këtë, mund të miratohen rezoluta të ndërmjetme ose kalendarë që parashikojnë reformat që duhet të merren nga Shteti. Në rast se pengohet ekzekutimi i vendimit, Drejtoria e Përgjithshme e të Drejtave të Njeriut kërkon nga autoritetet shtetërore diskutime të mëtejshme për shqyrtimin e zgjidhjeve të mundshme. Komiteti i Ministrave ushtron gjithë pushtetin e tij për të detyruar Shtetet të ekzekutojnë vendimet. Megjithëse në praktikë rastet e presioneve politike dhe diplomatike janë të rralla, kjo ndikon në krijimin e një klime dialogu konstruktiv midis organeve të Këshillit të Evropës dhe Palëve Kontraktuese përsa i përket marrjes së masave të nevojshme për ekzekutimin e vendimeve.

ORGITA MILO |
Boga & Associates |
Mail: milo@bogalaw.com |
Tel: 00355 4 251050 |
Fax: 00355 4 251055 |
© 2006 - 2016 Boga & Associates. All rights reserved. |